Telegrafi

Daku mes emrave si Ronaldo, Lewandowski e Immobile – futet në top 10 shënuesit më të mirë në botë për vitin 2020

Mirlind Daku ka qenë një ‘vrasës’ i portave kundërshtare këtë vit, teksa falë golave të realizuar e ka fituar edhe çmimin e golashënuesit më të mirë në Kosovë për vitin 2020.

Falë numrit të lartë të golave të realizuar këtë vit, ai është futur në mesin e top dhjetë goleadorëve më të mirë.

Sulmuesi gjilanas, i cili luan te Ballkani ka realizuar 25 gola në 23 ndeshje mbanë vendin e nëntë në këtë renditje speciale që ka publikuar faqja e njohur Kickoff.com.

Renditja është bërë bazuar nga statistikat e transfermakt, ku sulmuesi ynë është në listë me emra të mëdhenj të futbollit.

Vendin e parë e mbanë Cristiano Ronaldo, ndërsa pas tij vijnë emra si Robert Lewandowski e Ciro Immobile.

10. Amahl Pellegrino, 25 gola (Kristansund, Norvegji)

9. Mirlind Daku, 25 gola (Ballkani, Kosovë)

8. Rauno Sappinen, 26 gola (Floria Tallin, Estoni)

7. Ramiro Rocca, 26 gola (Municipal, Guatemala)

6. Ciro Immobile, 27 gola (Lazio, Itali)

5. Kasper Junker, 27 gola (Bodo-Glimt, Norvegji)

4. Michael Olunga, 28 gola (Kashiwa, Japoni)

3. Marcel Hernandez, 30 gola (Cartagines, Kosta Rika)

2. Robert Lewandowski, 32 gola (Bayern, Gjermani)

1. Cristiano Ronaldo, 33 gola (Juventus, Itali)

/Telegrafi/