Telegrafi

Daku inkuadrohet për të shënuar dy herë duke siguruar fitoren e Osijekut

(Foto: Twitter/NK Osijek)

Sulmuesi nga Kosova, Mirlind Daku, ka nisur të bëhet i rëndësishëm për skuadrën kroate, Osijek.

Futbollisti gjilanas ka qenë vendimtar në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kroacisë.

Osijek ishte duke humbur 0-1 nga Gorica, derisa Daku u inkuadrua në minutën e 67-të në fushë.

Daku arriti të realizojë dy gola, në minutën e 75-të dhe 84-të për t’ia siguruar fitoren Osijekut 3-2.

Këta janë dy golat e parë të Dakut në Superligën e Kroacisë, derisa ka shënuar ditë më parë edhe në Kupë.