Leon Dajaku është futbollisti i ri i skuadrës gjermane Union Berlin.
Sulmuesi kosovar është huazuar tek skuadra kryeqytetase për gjashtë muaj nga kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich.
Dajaku tanimë është prezantuar tek ekipi i ri ku ka marrë fanellën me numrin tetë.
Në prononcimin e tij të parë si lojtar i ri i Unionit, Dajaku ka thënë se për të është lëvizje e duhur për t’i treguar vlerat dhe nivelin që ka në Bundesliga.
“Unë jam i sigurt që lëvizja në Berlin është hapi i duhur për mua. Union më ofron mundësinë për të fituar një vend në Bundesliga dhe për t’u treguar nivelin më të lartë”.
“Skuadra ka qenë e jashtëzakonshme këtë sezon dhe unë tani jam i lumtur që jam pjesë e saj”, u shpreh Dajaku.
Për lojtarin interesim kishte shprehur edhe skuadra tjetër gjerman Koln si dhe Nice në Francë e Milan në Itali. /Telegrafi/