Telegrafi

Daja pas fitores dhe kalimit në raundin e tretë: Pozitive që Rrahmani shënoi pesë gola në dy ndeshje, më vjen mirë edhe për Krasniqin

Ballkani e ka mposhtur bindshëm La Fioritan me rezultat 6-0 në ndeshjen kthyese në “Fadil Vokrri” dhe me këtë fitore është ndarë i lumtur edhe trajneri Ilir Daja.

Klubi ynë ka siguruar biletën për në fazën e tretë kualifikuese të Ligës së Konferencës me rezultat të përgjithshëm 10-0.

Pas fitores ka folur trajneri Ilir Daja, duke thënë se rezultati dhe ndeshja bëjnë mirë pasi kampionati po afrohet.

“Pavarësisht se kishim një kundërshtar që nuk e ka primare profesionin e futbollit, por ne nuk e kemi nënvlerësuar, kjo ishte më e mira e kësaj ndeshje, sepse na ndihmon të futemi në ritëm”.

“Duhet të kapim ritmin maksimal sepse fillon edhe kampionati.

“Do të thosha që na vjen mirë që Krasniqi shkoi te goli, dihet që ka një moment pauze – prandaj e lamë të shkojë të goli. Pozitive është që shënon brenda dy ndeshjeve 5 gola, Rrahmani”, ka thënë Daja.

Ballkani në rundin e tretë kualifikues e pret fituesin e ndeshjes mes Sutjekas ose Klaksvikut. /Telegrafi/