Telegrafi

Daja: Një pikë në fushën e Dukagjinit nuk është keq

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka pasur komente pozitive për ekipin e tij pas barazimit në Klinë ndaj Dukagjinit.

Ai shprehu indinjatën e tij për gjendjen e terrenit dhe pati disa fjalë për mënyrën se si e pranuan golin.

“Nuk është se jemi paraqitur keq. Morëm gol nga goditja standarde, që mund të evitohej. Por është pjesë e lojës. Do të ishte më spektakël nëse fusha do të ishte më e mirë. Nuk jemi paraqitur keq”, ka thënë Daja fillimisht.

Tutje, ai u ndal te rastet e krijuara gjatë ndeshjes, duke shtuar se ato duhej të finalizoheshin nga lojtarët e tij.

“Për 90 minuta jemi paraqitur mirë. Por rastet që i kishim është dashur t’i finalizojmë. Me ndërprerjen e kampionatit ekipit iu desh të gjente ritmin. Megjithatë një pikë në fushën e Dukagjinit nuk është keq”, përfundoi Daja.

Kampioni aktual Ballkani do synojë ta lë prapa krahëve këtë ndeshje teksa ata menjëherë do të fillojnë përgatitjet për sfidën e së enjtes, ku do të jenë mysafir i Viktoria Plzen në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në kuadër të Ligës së Konferencës./Telegrafi/