Para se të filloni lidhjen, a jeni njohur me njëri-tjetrin?
Dafina: Po, jemi njohur një muaj para se të fillojmë lidhjen.
Krenari: Prej që jemi takuar, kemi menduar si ta zëmë njëri-tjetrin.(qesh).
Në çfarë rrethanash e njohët për së afërmi njëri-tjetrin?
Dafina: Të dytë kemi qenë në një sallon flokësh ku rregullohen edhe meshkujt edhe femrat. Aty kemi biseduar dhe jemi njohur mes veti.
Pas sa kohe njohje filluan “xixat “ e dashurisë?
Krenari: “Xixat” e dashurisë filluan pas një muaji njohje.
Kush e hodhi hapin e parë drejt lidhjes?
Krenari: Dafina
Dafina: Krenari valla.
Cila ka qenë gjëja e parë që i ka rënë në sy Krenarit tek Dafina e cila Dafinës tek Krenari?
Krenari: Bukuria dhe shpirt mirësia e saj.
Dafina: Ishte i ngjashëm si unë me sjellje dhe me humor.Natyrisht edhe i bukur.
Kush e ka thënë i pari fjalën magjike “Të dua”?
Dafina: Krenari ka qenë ai që ka filluar edhe me këto fjalë të bukura.
Si ishin ditët e para të lidhjes?
Krenari: Magjike, si në përralla.
Cili di të dhurojë më shumë dashuri?
Krenari dhe Dafina: Ne jemi dy trupa e një shpirt.
Po xhelozi?
Krenari: Dafina ma shumë.
Si e përshkruani dashurinë tuaj?
Dafina: Shumë romantike dhe “funny”!
Kush është më romantik?
Dafina: Krenari është më romantik dhe më i kujdesshëm për gjithçka.
Cila është fjala që ia thoni njëri-tjetrit në mëngjes?
Krenari: I Love you sweetheart!
Po kur bini për të fjetur?
Dafina: Natën e mirë dhe shtyju më andej (qesh).
Kur nuk jeni afër njëri-tjetrit, si ndjeheni?
Dafina: Shumë të zbrazët, si një trup i pa shpirt.
A hidhëroheni ndonjëherë?
Dafina: Po normal, por kthehemi shpejt.
/BalkanWeb/