Pau Cubarsi është goditur në testikuj në ndeshjen kundër Republikës Domenikane në Lojërat Olimpike.
Ngjarja ndodhi pasi spanjolli goditi një lojtar kundërshtar dhe të dy ranë përtokë – ndërsa reagimi pasoi menjëherë.
Ishte vërtet e dhimbshme për 17-vjeçaren, i cili duhej të kalonte pak kohë në tokë para se të ngrihej.
Sigurisht që Edison Azcona u ndëshkua direk me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes.
Interesant është fakti se 20-vjeçari luan për Inter Miamin e Lionel Messit dhe disa ikona të tjera të Barcelonës.
Pau Cubarsi ka marrë të verdhën e tij të dytë në turne. Ai do të humbasë ndeshjen e radhës të Spanjës kundër Egjiptit. /Telegrafi/