Nëse vija e parë fillon në gishtin e mesit, ju jeni një lider i lindur
Për të evituar së dukuri si njeri i ndjeshëm, përpiquni të flisni hapur me të tjerët.
Nëse vija e parë fillon mes gishtit tregues dhe atij të mesit, jeni njeri empatik, pasionant dhe i lehtë për t’ju besuar. Bëni kujdes dhe mos u mbështetni shumë tek të tjerët!
Nëse vija e pare fillon në gishtin tregues, jeni të zotë për t’u shprehur. Mësoni të merrni parasysh pak më shumë këshillat e të tjerëve.
Nëse vija e pare fillon përpara gishtit tregues, jeni njerëz të duruar, të gatshëm për të zgjidhur probleme. Mos harroni të qëndroni pozitivë.
Nëse vija e parë është e shkurtër, ju jeni të njerëz të besueshëm dhe njerëzit mund të mbështeten tek ju. Mos harroni se shoqëria nuk krijohet brenda natës, prandaj jepni kohë çdo marrëdhënieje.
Nëse vija e parë duke si e ndërprerë, në formë zinxhiri, ju jeni miqësorë dhe të respektueshëm, por mund të jeni dhe shumë impulsivë. Mendoni përpara se të veproni.
Nëse vija e parë është e drejtë, personaliteti juaj qe ndryshon në mënyrë konstante dhe kjo mund të surprizojë edhe miqtë tuaj, por përsa kohë mendoni për të tjerët, do të keni gjithmonë miq besnikë pranë jush.
Nëse keni dy vija pranë njëra-tjetrës, dëshira për përsosmëri, ju pengon shpeshherë. Përpiquni, mos ta lejoni t’ju pengojë kreativitetin dhe suksesi do t’ju ndjekë.
Nëse vija e parë është e degëzuar, jeni një person i ngrohtë, i ndjeshëm dhe i kuptueshëm. Pranojini kritikat dhe mos i merrni personale.
Nëse vija juaj është e ndarë, jeni shumë spontan dhe gazmor. Miqtë ju qëndrojnë gjithmonë pranë, edhe në kohë të vështira.
Burimi: Cleverly