Pelargonitë janë lule pa naze, që mbahen lehtë dhe shumohen shpejt. Mirëpo, ç’të bëjmë me ato në stinën e dimrit?
Këshillë: në vjeshtën e vonshme, para se të fillojnë ngricat e mëdha dhe bora, pelargonitë duhet vendosur në vend ku do të dimërojnë, i cili duhet te ketë dritë dhe temperaturë 10-12 gradë. Ujiten aq sa dheu që i mbështjell rrënjët të mos thahet.
Me rëndësi: Gjatë qëndrimit në vendin ku do të dimërojnë, duhet shikuar herë-herë (me thjerrëz), në mënyrë që me kohë t’i vëreni dhe t’i zhdukni parazitët. /Telegrafi/