Roma ka pësuar humbje në udhëtim te CSKA Sofja me rezultat 3-1.
Në dy ndeshjet në kuadër të Grupit A, Giallorosët nuk kanë arritur ta mposhtin skuadrën bullgare.
Ndeshja e parë në Olimpico kishte përfunduar në barazim 0-0, ndërsa në të dytën fituan vendasit 3-1.
Gjithsesi për Romën kjo ndeshje nuk humbje nuk qoi shumë peshë, pasi ata tanimë e kanë siguruar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Evropës.
Ali Sowe që shënoi dy gola për vendasit ishte lojtari me notën më të lartë në ndeshje.
Tre lojtarët me notën më të ulët te Roma ishin Federico Fazio, Amadou Diawara si dhe portieri i ri Boer.
Marash Kumbulla u vlerësua me notë 6,3 për 45 minuta sa qëndroi në fushë, teksa Tommaso Milanese ishte më i vlerësuari te Roma. /Telegrafi/