Organizatori i njohur, ESL ka vendosur të organizojë turneun e CS:GO në Australi vitin e ardhshëm.
ESL Challenger do të kthehet në Melburn me datën 28 Prill, ky do të jetë edicioni i 52-të i tij dhe i pari që do të zhvillohet në 2023.
Ngjashëm si ESL Melbourne 2022, ngjarja e vitit të ardhshëm do të shpërndaj gjithashtu një grup çmimesh prej 100,000 dollarësh dhe do t’i shpërblejë fituesit me një vend në sezonin e 18 të Konferencës së ESL Pro League.
🇦🇺 Aussies, get ready to make some noise again next April 28-30.
🦘ESL Challenger Melbourne is returning live to @DreamHack Melbourne next year! 🏆
Early bird tickets go on sale Monday 👉 https://t.co/yg4j62YvFi pic.twitter.com/38ijKIkipQ
— ESL Counter-Strike (@ESLCS) December 8, 2022
ESL Challenger është një qark që përmban skuadra të nivelit të dytë, të cilët kanë mundësinë të testojnë veten në skenën e madhe, ndërsa luftojnë gjithashtu për një vend në ESL Pro League – një nga ligat më të njohura.
Këtë vit, ESL Melbourne pa dy ekipe braziliane që kaluan në finale: Imperial Esports dhe PaiN Gaming, ku fitues doli ky i fundit. /Telegrafi/