Site icon Telegrafi

Crystal Palace me vendim befasues, pritet t’i largojë plot 22 lojtarë këtë javë

Klubi anglez i Ligës Premier, Crystal Palace ka befasuar të gjithë me vendimin e marrë pasi thuhet se do t’i lirojë plot 22 lojtarë këtë javë.

Sipas mediumit The Sun, Gary Cahill, Nathaniel Clyne dhe Andros Townsend janë ndër ata që do të largohen nga Selhurst Park ndërsa skuadra e Ligë Premier kërkon të rindërtohet nën urdhrat e një menaxher të ri.

Crystal Palace ende nuk ka ofruar marrëveshje të reja as për Wayne Hennessey, Mamadou Sakho dhe Patrick van Aanholt, të cilët gjithashtu pritet të largohen.

Lojtarët që kanë luajtur më gjatë në ekipi si Joel Ward, Connor Wickham dhe Scott Dann gjithashtu janë vendosur në listën e frikshme të “largimit”.

Të 22 lojtarët ende kanë një shans të mbahen nga Crystal Palace pasi lista ende nuk është përfundimtare dhe klubi nuk ka konfirmuar zyrtarisht largimet e tyre.

Skuadra londineze ka dhënë më shumë transferime falas se çdo ekip tjetër i Ligës Premier – një shenjë që ata po kërkojnë të rindërtojnë ekipin pas largimit të menaxherit Roy Hodgson.

Ish-trajneri 73-vjeçar i Anglisë ka lënë pozicionin e tij në Selhurst Park pas gati katër vjet në krye të detyrës, ndërsa ka qenë i lidhur me një kthim te WBA, të cilin ai e menaxhoi midis viteve 2011 dhe 2012 para se të merrte drejtimin e Tre Luanëve.

Favoriti për ta pasuar atë në Palace është menaxheri në largim i Wolves, Nuno Espirito Santo, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me pozicionin e lirë te Everton.

Ish-trajneri i Bournemouth, Eddie Howe, trajneri i Swansea, Steve Cooper dhe ai i Burnley, Sean Dyche, gjithashtu kanë qenë të lidhur me stolin e Palace.

Megjithatë, kushdo që do të jetë menaxheri i ri i klubit, duket se do të ketë për detyrë të rindërtojë skuadrën e tyre.

Ata mund të kenë nevojë të bindin yllin e ekipit, Wilfried Zaha, të qëndrojë në Jug të Londrës, me lojtarin që thuhet se dëshiron të largohet.

Si Tottenham ashtu edhe Everton besohet se janë të interesuar të nënshkruajnë me përfaqësuesin e Bregut të Fildishtë, i cili ka bërë gati 400 paraqitje për Palace. /Telegrafi/

Exit mobile version