Site icon Telegrafi

Crystal Palace plan për ta rinovuar stadiumin, 100 milionë funte për ta kthyer në një nga bukuritë e radhës në Ligën Premier (Foto)

Crystal Palace e ka zbuluar planin për rinovimin tërheqës të stadiumit në vlerë prej 100 milionë funte, duke e rritur edhe kapacitetin e stadiumit në 34,000 ulëse.

Klubi Londrës Jugore, planifikon ta transformojë shtëpinë e tyre që është ndërtuar në vitin 1924dhe propozimi do të paraqitet në Këshillin Croydon në janar.

Këtë rinovim do ta kryej kompania e arkitektëve të stadiumeve e njohur si KSS, që ka rregulluar edhe stadiumet e Anfield, Twickenham dhe Wimbledon.

Ky plan do të kushtojë mes 75 milionë funteve deri në 100 milionë funte.

Me këtë rinovim stadiumi do ta rrit kapacitetin nga 26 mijë në 34 mijë.

Pamja e jashtme prite të jetë fantastike me shqiponjën që është simbol i klubit dhe do të jetë nga ari.

Ndërsa çatia e re do ta kanalizojë zhurmën e stadiumit duke mos e lënë të dalë nga hapësira ku zhvillohet ndeshja.  /Telegrafi/

Exit mobile version