Manchester City ka fituar në udhëtim te Crystal Palace me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Ligën Premier.
Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola i është kthyer fitores në kampionat dhe tani vazhdon ndjekjen ndaj liderit, Liverpoolit.
Golat në këtë fitore të Qytetarëve u shënuan nga Gabriel Jesus (39′) dhe David Silva (41′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi brazilian, Jesus, i cili u vlerësua me nota 9.2.
Në anën tjetër nota më e ulët në këtë takim shkoi për sulmuesi mysafir, Jordan Ayeë që u notua me 6.0.
Crystal Palace:
Man City:
/Telegrafi/