Crotone fitoi ndaj Lazio me rezultat 3-1 dhe kështu vazhdoi në aventurën në Serie A edhe për një sezon.
Por, fat të tillë nuk kishte edhe Empoli, i cili me humbjen 2-1 nga Palermo është e detyruar që sezonin e ardhshëm të garojë në Serie B.
Së bashku me Empolin në pozitat që dërgojnë në kampionatin e dytë italian përfunduan edhe Palermo dhe Pescara.
Crotone e meritoi të garojë edhe për një vit në Serie A, pasi në nëntë ndeshjet e fundit ka gjashtë fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje.
Pra në nëntë ndeshje e fundit Crotone ka fituar 20 pikë me shumë se çdo skuadër, ndjekur nga Juventusi me 18. /Telegrafi/