Ylli portugez, Cristiano Ronaldo dhe destinacioni i tij i ri i mundshëm duket se mbeten pa përgjigje ende dhe çdo ditë po bëhet më delikate situata.
Megjithatë, situata aktuale tregon se ai do të vazhdojë me Manchester Unitedin edhe në sezonin 2022/23.
Kjo pasi Ronaldo pozoi me fanellën e re të dytë të skuadrës, duke mbyllur thashethemet për largim.
🌃 Day or night, dressed in white.
⚪️ Presenting the new United 2022/23 away shirt.#MUFC || @adidasFootball
— Manchester United (@ManUtd) July 16, 2022
Që kur ekipi filloi udhëtimin para-sezonal në Australi, ekipi i marketingut të Manchester United zbuloi fanellën e tij të dytë.
Fanella është një këmishë e bardhë ‘vintage’ me disa detaje të zeza.
Same club colours with a new, fresh twist.
Are you ready for the remix? 📀#MUFC || @adidasFootball
— Manchester United (@ManUtd) July 16, 2022
Lojtarë të tillë si Luke Shaw, Marcus Rashford, Jadon Sancho, Bruno Fernandes dhe Scott McTominay ishin pjesë e prezantimit nga Melburni, ndërsa u publikuan edhe disa fotografi të Ronaldos me fanellën e re.
Fanella e sezonit 2022/23 si mysafir ka një ngjashmëri me edicionet e mëparshme.
♻️ Looking to the future.
The shirt is made with 100% recycled materials and features the latest in @adidasFootball’s temperature regulation innovation, HEAT.RDY – KEEP COOL, which is designed to keep players feeling cool, dry and confident.#MUFC pic.twitter.com/X35hjdCPbc
— Manchester United (@ManUtd) July 16, 2022
Djajtë e Kuq kishin fanella të ngjashme gjatë sezonit 1986/88, vitit 1991 dhe sezonit 1996.
Ndryshe, Ronaldo është lidhur me një largim nga Old Trafford këtë verë, por klube si Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Bayern Munich kanë refuzuar mundësinë për ta nënshkruar. /Telegrafi/
There's no day like a United away day ⚪⚫🔴
🛍️ Shop our new @adidasFootball 2022/23 away kit at United Direct ⬇️#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 16, 2022