Site icon Telegrafi

Cristiano Ronaldo u largua pa u mbyllur ndeshja nga Old Trafford – kjo ka bërë që fansat e Manchester United ta kritikojnë për mosrespekt

Cristiano Ronaldo u largua herët nga miqësorja e Manchester United me Rayo Vallecanon, duke intensifikuar edhe më shumë thashethemet mbi të ardhmen e tij në “Old Trafford”.

Ronaldo dëshiron të largohet nga klubi pasi United nuk luan në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Ai luajti 45 minutat e para të miqësores të së dielës kundër Rayo Vallecano dhe u prit mirë dhe me entuziazëm nga tifozët e Unitedit që ishin të pranishëm.

Por një tifoz i United në Twitter postoi dy foto të Ronaldos jashtë stadiumit, duke pretenduar se ylli portugez u largua para mbylljes së ndeshjes.

Kjo lëvizje e tij është kritikuar nga shumë fansa të klubit, duke thënë se portugezi po tregon mosrespekt.

Klubi ka postuar një video të tij gjatë ndeshjes në Old Trafford.

Ai u largua nga loja në mes të pjesëve, duke u zëvendësuar nga Amad Diallo./Telegrafi/

Exit mobile version