Pas Manchester Unitedit edhe Cristiano Ronaldo ka lëshuar deklaratë duke konfirmuar edhe ai largimin nga klubi i madh anglez.
Man United ndërpreu kontratën e Ronaldos në vlerë 500 mijë euro në javë nëpërmjet marrëveshjes “të dyanshme” dhe kjo erdhi pas intervistës së rij dhënë për gazetarin Piers Morgan.
Kapiteni i Portugalisë ka lëshuar një mesazh prekës për tifozët e Djajve të Kuq duke thënë se do ta “dashurojë” gjithmonë klubin dhe i uroi skuadrës më të mirën.
Cristiano Ronaldo is to leave Manchester United by mutual agreement, with immediate effect.
The club thanks him for his immense contribution across two spells at Old Trafford.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) November 22, 2022
“Pas bisedimeve me Manchester United, ne kemi rënë dakord reciprokisht për të përfunduar kontratën tonë”.
“Unë e dua Manchester Unitedin dhe i dua tifozët, kjo nuk do të ndryshojë kurrë”.
“Ndjehem se është koha e duhur për të kërkuar një sfidë të re. I uroj Man Utd gjithë të mirat”, ka shkruar ai.
.@Cristiano's farewell message to @ManUtd pic.twitter.com/0KPsxny0To
— Premier League (@premierleague) November 22, 2022
Ronaldo sulmoi klubin gjatë intervistës së tij me Morgan, pasi ai pretendoi se ndihej i “tradhtuar” nga United.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë sulmoi gjithashtu trajnerin Erik ten Hag, familjen Glazers si dhe ish-bashkëlojtarët, Gary Neville dhe Wayne Rooney.
Man United lëshoi deklaratën e para, duke konfirmuar largimin e ikonës së klubit nga “Old Trafford”. /Telegrafi/