Cristiano Ronaldo ende mund të kërkojë fanellën ikonike me numrit 7 te Manchester United pasi nënshkroi me këtë klub, por vetëm nëse Edinson Cavani largohet ose klubit i lejohet të bëj një përjashtim të veçantë në këtë rast.
Pas 24 orësh shumë shumë zhville, 36-vjeçari dukej se do të bashkohej me rivalët e Man City, por Ronaldo është kthyer në “Old Trafford” me “Djajtë e Kuq” duke konfirmuar marrëveshjen të premten pas dite.
Kthimi i portugezit në “Old Trafford” do t’i jap një shtytje sulmit të Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka ofruar edhe emra si Jadon Sancho dhe Raphael Varane në këtë afat kalimtar.
Welcome 𝗵𝗼𝗺𝗲, @Cristiano 🔴#MUFC | #Ronaldo
— Manchester United (@ManUtd) August 27, 2021
Portugezi te Mancehester United mbante fanellën e famshme numër 7 të klubit, të njëjtin numër që e mbajtën legjendat e klubit si George Best, Eric Cantona dhe David Beckham.
Dhe pas kthimit të tij në klub, ka ende paqartësi nëse Ronaldos do t’i dorëzohet fanella e tij e vjetër.
Fanella me numrin 7 aktualisht është e zënë nga Edinson Cavani, i cili e mbajti numrin e njëjtë edhe pas ardhjes së Jadon Sanchos, me anglezin që mori numrin 25.
E vetmja mënyrë që Ronaldo mund të rimarrë fanellën është nëse Cavani – i cili nënshkroi një kontratë të re me klubin në fillim të këtij viti – largohet nga klubi, ose nëse Liga Premier jep një leje speciale për të lejuar ndryshimin e numrave.
Një lejim i tillë nuk është bërë kurrë më parë, kështu që do të jetë i pari në historinë e Ligës Premier, shkruan Dale Johnson.
Nëse Cavani mban fanellën, Ronaldo mund të tundohet të marrë fanellën bosh me numrin 28, numri që ai mbante kur e nisi karrierën te Sporting Lisbona në Portugali.
Ronaldo gjithashtu veshi fanellën numër 9 kur u transferua për herë të parë në Real Madrid. Sulmuesi Anthony Martial është numri 9 aktual i klubit.
Në ditët në vijim do të dihet se cilin numër do ta mbajë portugezi në rikthimin e tij te United. /Telegrafi/