Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo thuhet se humbi tre bonuse te Manchester Unitedi me vlerë 1 milion funte apo 1,17 milion euro secila sezonin e kaluar.
Numri 7 i Unitedit u kthye në Old Trafford verën e kaluar me pagë prej 475 mijë funtesh apo 557 mijë eurosh në javë – një reduktim i konsiderueshëm nga 800 mijë funte (938 mijë euro) në javë që ai thuhej se fitonte te Juventus.
37-vjeçari shënoi 24 gola në 38 ndeshje në të gjitha garat, përfshirë 18 gola në Ligën Premier.
Megjithatë, golat e tij nuk ishin të mjaftueshëm për ta ndaluar Unitedin që ta mbyllte sezonin me numrin më të ulët të pikëve ndonjëherë në Ligën Premier.
Manchester United striker Cristiano Ronaldo reportedly missed out on a hat-trick of £1m bonus clauses over the course of the last campaign. https://t.co/vepTYSvbFv
— Sportskeeda Football (@skworldfootball) July 19, 2022
Sipas Daily Star, renditja e Unitedi në vendin e gjashtë i mohoi Ronaldos një bonus të madh gjashtëshifror, të cilin ai do ta fitonte nëse do të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Ai do të merrte gjithashtu 1 milion funte nëse do të fitonte çmimin e ‘Lojtarit të Vitit’ nga UEFA, dhe po të njëjtën shumë duhet të kishte fituar nëse do ta rrëmbente Topin e Artë për herë të gjashtë.
Asnjëra nuk ndodhi, megjithëse thuhet se ai ka fituar 850 mijë funte apo gati 1 milion euro si rezultat i het-trikut të tij kundër Norwich City sezonin e kaluar.
Sipas The Sun, tri golat ndaj Norwichit - që e çuan atë në kuotën e 21 golave gjatë sezonit, çoi në një pagesë prej 750 mijë funte (880 mijë euro) pasi kaloi klauzolën prej 20 gola plus.
Që nga ajo pikë e tutje, ai do të merrte 100 mijë funte 117 mijë euro të tjera për çdo gol shtesë dhe goli fitues nga goditje e lirë ndaj Norwich siguroi që pagesa të ishte e duhur.
Ai gjeti rrjetën tre herë të tjera kundër Arsenalit, Chelseat dhe Brentfordit, duke i siguruar atij një shtesë prej 300 mijë funtesh apo 351 mijë eurosh.
U raportua gjithashtu se ai mblodhi 1 milion funte pasi përfundoi si golashënuesi më i mirë i Unitedit për sezonin 2021/22.
Ndryshe, Ronaldo i ka thënë Unitedit se dëshiron të largohet për herë të dytë për shkak të dëshirës së tij për të vazhduar të luajë në Ligën e Kampionëve ndërsa karriera e tij po i afrohet fundit. /Telegrafi/