Cristiano Ronaldo është rikthyer në stërvitje me skuadrën e parë të Manchester United të martën dhe do të jetë në garë për një vend në formacion për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Sheriff Tiraspolit, pasi duket se e ka zgjidhur çështjen pasi refuzoi të luajë kundër Tottenham.
Në ndeshjen e lartpërmendur, Ronaldo refuzoi të hyjë në lojë në minutën e 85-të, pas së cilës ai vullnetarisht shkoi në dhomën e zhveshjes dhe pasi u sulmua nga të gjithë tifozët e këtij klubi, ndërsa trajneri Erik Ten Hag e kryqëzoi dhe e përzuri për ndeshjen kundër Chelsea.
Më pas ai tha se pasojat për këtë sjellje duhet të jenë të mëdha dhe Ronaldo u transferua në stërvitje me të rinjtë, por gjithçka u zgjidh shumë shpejt dhe Ronaldo u rikthye në skuadër.
Cristiano Ronaldo is back with Man United first team. He has returned to training with the 1st squad today in preparation for Thursday’s game against Sheriff. 🚨🇵🇹 #MUFC
Erik ten Hag and Ronaldo have been in constant dialogue — Cristiano’s now in contention for next game. pic.twitter.com/Wmgp2lFTqk
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 25, 2022
Mediat në Angli shkruajnë se dyshja e kanë zgjidhur problemin pasi kanë biseduar me njëri-tjetrin dhe se tani gjithçka është sërish në rregull mes tyre, edhe pse nuk dihet nëse kjo do të thotë se Ronaldo mund të rikthehet në formacion.
⚙️ Gearing up for another intense week!#MUFC || #UEL
— Manchester United (@ManUtd) October 25, 2022
Mediat në Angli shkruanin më herët se Ronaldo me siguri do të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit dhe se Chelsea është aktualisht favoriti i parë dhe më i madh për ta marr.
Ndeshja e radhës e Manchester United është kundër Sherifit të enjten dhe është planifikuar të fillojë në orën 21:00. /Telegrafi/