Telegrafi

Cristiano Ronaldo debuton me gol te Manchester United

Manchester United e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Newcastle United.

Golin e vetëm në minutën e dytë të kohës shtesë e shënoi Cristiano Ronaldo.

Një goditje e Mason Greenwood u devijua nga portieri, kur CR7 nga afër tundi rrjetën për 1-0.

 

Lojtarë e Manchester United po punojnë shumë që t’i ofrojnë raste Ronaldo në ndeshjen e tij të parë.

Ky është goli i parë i Ronaldos në ndeshjen e parë me Manchester United. /Telegrafi/