Telegrafi

CR7: Italia, një prej favoriteve për Euro 2016

Superylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka befasuar me deklaratën e tij para Euro 2016.

Ai thotë se favorit për ta fituar garën është Italia, ndonëse nga shumë është hedhur poshtë kjo mundësi për shkak të zgjedhjeve që ka bërë Conte.

“Mendimet gjithmonë do të jenë aty. Ju duhet të luani lojën dhe të jeni të gatshëm”.

“Si vendas, Franca ka ekip të mirë që të shkojë larg. Eshtë edhe gjermania. Më pas si mund ta harroni Italinë? Dhe natyrisht Spanjën, ata janë kampionët aktualë të Evropës”, potencoi Ronaldo. /Telegrafi/