Manchester United thuhet se është goditur nga një shpërthim infektimesh me COVID-19 brenda skuadrës së tyre, gjë që i ka ndryshuar planet e tyre.
Një numër i lojtarëve dhe anëtarë të stafit të thuhet se kanë rezultuar pozitivë, sipas asaj që raporton The Sun.
Kjo do të thotë se ndeshja e United kundër Brentford të martën është në rrezik të zhvillohet.
🤗 @DalotDiogo is 𝒂𝒍𝒘𝒂𝒚𝒔 there for @Cristiano ❤️#MUFC pic.twitter.com/3SedDsuGcf
— Manchester United (@ManUtd) December 12, 2021
Liga Premier është njoftuar nga Djajtë e Kuq dhe mësohet se i gjithë grupi që udhëtoi te Norwich për fitoren 1-0 të shtunën ka rezultuar negativ.
Ende nuk ëhstë bërë e ditur se sa lojtarë janë të infektuar, e që në orët në vazhdim pritet të mësohen detajet.
Nëpër një situatë të tillë po kalon edhe Tottenhami, që ka tetë lojtarë pozitivë me coronavirus. /Telegrafi/