Telegrafi

COVID-19 prek edhe yjet e PSG-së, dy nga ta rezultojnë pozitivë

Paris Saint Germain ka njoftuar se dy nga yjet e ekipit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Mesfushori italian Marco Verratti si dhe mbrojtësi francez Abdou Diallo janë lojtarët që kanë rezultuar pozitivë.

Ka qenë vet kampioni në fuqi i Francës që ka njoftuar për rastet me coronavirus.

Tanimë dy lojtarët janë izoluar dhe do t’i nënshtrohen protokollit për izolim.

Megjithatë përkundër faktit që dy lojtarët kanë rezultuar pozitivë, Paris Saint Germain do të luajë ndeshjen me Lorientin të dielën në mesditë. /Telegrafi/