Telegrafi

COVID-19: Dubai është në rrugën e duhur për të vaksinuar 100% të të rriturve, deri në tremujorin e katërt të 2021

Autoritetet shëndetësore të Dubait janë në rrugën e duhur për të vaksinuar 100 për qind të popullsisë së rritur kundër coronavirusit deri në tremujorin e katërt të vitit 2021, ka thënë Dr. Amer Sharif, Shefi i Qendrës së Komandës dhe Kontrollit COVID-19 të Dubai.

Duke folur për Bloomberg TV në një intervistë të transmetuar të dielën, Dr. Sharif tha: “Ne kemi parë një përgjigje të shkëlqyer ndaj fushatës sonë të vaksinimit nga komuniteti i Dubait, dhe unë do të doja t’i falënderoja ata për ndjenjën e tyre të përgjegjësisë”.

Shefi i Qendrës së Komandës dhe Kontrollit për COVID-19 tha që Dubai gjithashtu ka një synim afatshkurtër të vaksinimit të 50 për qind të “popullatës së tij të të rriturve të kualifikuar” deri në fund të marsit 2021.

Dubai ka filluar një fushatë masive vaksinimi falas, me më shumë se 120 qendra të vaksinimit të ngritura ndërkohë që disa të tjerë do të ngriten në javët e ardhshme.

Emiratet aktualisht ofrojnë vaksinat e Sinopharm, Pfizer-BioNTech dhe Oxford-AstraZeneca, të tria këto janë aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Parandalimit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Autoritetet tona shëndetësore po monitorojnë më tej më shumë vaksina për aprovim”, vuri në dukje Dr. Sharif.

Duke folur për gatishmërinë e fortë të Dubait për të trajtuar ndonjë skenar antiCOVID-19, Dr Sharif tha: “Ne kemi qenë shumë të shkathët në aftësinë tonë për të rritur kapacitetin në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor, përmes partneriteteve shumë të suksesshme të sektorit publik-privat. Ne jemi në gjendje të kujdesemi për të gjithë pacientët COVID-19 që kërkojnë trajtim në Dubai”. /Telegrafi/