Telegrafi

Coutinho: Te Bayerni mund të bëhem lojtar edhe më i mirë

Philippe Coutinho (Foto: FC Bayern English/Twitter)

Philippe Coutinho ka debutuar në Bundesliga me Bayern Munichun gjatë fitores 6-1 ndaj Manzit dhe pas ndeshjes ka deklaruar se ai mund të bëhet edhe më i mirë në Gjermani.

Reprezentuesi brazilian  u bashkua me skuadrën e Niko Kovacit si huazim nga Barcelona pasi nuk arriti të bëjë përshtypje në Camp Nou.

27-vjeçari beson se në Gjermani është në një mjedis edhe më të mirë për të arritur potencialin e tij të plotë.

Lexo po ashtu Bayerni fiton me goleadë ndaj Mainzit, Perisic shënon golin e parë për Bavarezët

“Ka shumë lojtarë të mirë, lojtarë të mëdhenj dhe lojtarët e shkëlqyeshëm këtu”, ka thënë fillimisht Coutinho  për Bundesliga.com.

Tutje, ylli brazilian shtoi se është i lumtur te Bavarezët dhe këtu mund të përmirësohet ende.

“Jam vërtet i lumtur që jam këtu në mënyrë që të mësoj prej tyre dhe të përmirësohem edhe më shumë”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/