Philippe Coutinho ka debutuar në Bundesliga me Bayern Munichun gjatë fitores 6-1 ndaj Manzit dhe pas ndeshjes ka deklaruar se ai mund të bëhet edhe më i mirë në Gjermani.
Reprezentuesi brazilian u bashkua me skuadrën e Niko Kovacit si huazim nga Barcelona pasi nuk arriti të bëjë përshtypje në Camp Nou.
27-vjeçari beson se në Gjermani është në një mjedis edhe më të mirë për të arritur potencialin e tij të plotë.
“Ka shumë lojtarë të mirë, lojtarë të mëdhenj dhe lojtarët e shkëlqyeshëm këtu”, ka thënë fillimisht Coutinho për Bundesliga.com.
We're up and running at the #AllianzArena! 🔴#FCBM05 #packmas 0-0 (1') pic.twitter.com/9lBgpyq5SF
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) August 31, 2019
Tutje, ylli brazilian shtoi se është i lumtur te Bavarezët dhe këtu mund të përmirësohet ende.
“Jam vërtet i lumtur që jam këtu në mënyrë që të mësoj prej tyre dhe të përmirësohem edhe më shumë”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/