Ylli i Brazilit, Philippe Coutinho, thotë se ai ishte i gatshëm të pranojë kritikat pas eliminimit nga Belgjika.
Një autogol i Fernandinhos dhe gol i mirë nga De Bruyne ndihmuan Belgjikën të triumfojë me rezultat 2-1 ndaj Brazilit në çerekfinale.
Brazili pati një periudhë ku dominoi, por përkunër saj, nuk arriti që të barazojë eri në fun.
“Ne kemi dashur të shkojmë deri në finale, por kemi bërë maksimumin. Të gjithë dhanë gjithçka”.
Muito obrigado pelo apoio incondicional #SeleçãoBrasileira pic.twitter.com/pqbKkxJ8Ip
— CBF Futebol (@CBF_Futebol) July 6, 2018
“Jam i sigurtë se do të goditemi nga kritikat nga të gjitha anët. Jeta vazhdon, ky është futbolli. Ju fitoni dhe humbisni”.
“Ne jemi të pikëlluar sepse kemi dashur që të fitojmë, sikurse i gjithë Brazili. Fatkeqësisht, nuk mundëm”, u shpreh Coutinho.
Coutinho pritet të rikthehet menjëherë në aksion për Barcelonën. /Telegrafi/