Pasi përditësimi i kufizuar i testimit të Counter-Strike 2 doli këtë të mërkurë, më 22 mars, nuk mungoi as një numër i madh i shikueshmërisë në platformën Twitch.
Shikueshmëria e CS:GO në Twitch arriti kulmin në 852.100 persona, duke vendosur një rekord të ri për vitin 2023 sipas steamcharts.
Ky numër i madh i shikueshmërisë ishte shkaku i lansimit të versionit testues të Counter Strike 2, ku shumë lojtar profesionist dhe streamer te famshëm si shroud, Tarik, s1mple, f0rest, GeT_RiGhT filluan të transmetonin në kanalet e tyre zyrtar në Twitch.
Ky version testues i lejoi ata të luanin CS:GO në motorin e lojës ‘Source2’ për herë të parë.
Mapi i vetëm në dispozicion për momentin për t’u testuar në Counter Strike 2, është mapi historik Dust II.
Edhe pse CS:GO është një nga lojërat më të njohura, zakonisht nuk tërheq shifra të mëdha shikueshmërie në Twitch, përveç momentit kur zhvillohet një turne Major.
Një total prej 6.95 milionë personave u futën për të parë CS2 midis datave 22 dhe 23 mars.
Numri prej 852.100 shikuesish të njëkohshëm ishte gjithashtu më e lartë se çdo kulm tjetër në Twitch gjatë këtyre dy ditëve. /Telegrafi/