Site icon Telegrafi

Costacurta: Trajneri i Italisë mes Contes, Mancinit dhe Di Biagios

Rome, ITALY - FEBRUARY 13: FIGC Vice Commissioner Alessandro Costacurta attends a meeting with students on February 13, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Zëvendëskomisioneri i FIGC, Alessandro Costacurta, ka thënë se trajneri i ardhshëm i Italisë, do të jetë njëri mes Antonio Contes, Roberto Mancinit dhe Luigi Di Biagio.

Italia ka mbetur pa trajner që prej largimit të Gianpiero Venturas, i cili dështoi ta dërgojë Italinë në Kupën e Botës.

“Ne i kemi dhënë rastin Di Biagios, si zgjedhje me dy shokëve”.

Getty Images

“Ne duam që trajneri i ri të emërohet në qershor. Conte, Mancini apo Di Biagio? Këta janë emra, nuk do të jetë dikush tjetër”.

“Conte? Nuk kam thënë kurrë që e preferoj Conten. Kam thënë se ai ka punuar me ekipin kombëtar dhe e ka karakterin e duhur”.

Conte dhe Mancini, dy kandidatë

“Duke pasur parasysh se ne nuk kemi ndonjë talent të shquar për momentin, ne kemi nevojë për një trajner shumë të mirë, dhe emrat që kam përmendur janë trajnerë të mirë”, ka thënë Costacurta.

Italia ka disa miqësore të rëndësishme në muajt në vijim, ku do të shihet puna e Di Biagios/ /Telegrafi/  

Exit mobile version