Site icon Telegrafi

Costacurta: Italia më 20 maj emëron trajnerin e ri, Di Biagio është favorit

Luigi Di Biagio - Alessandro Costacurta (Getty Images)

Nën-Komisioneri i Federatës Italiane të Futbollit [FIGC], Alessandro Costacurta ka thënë se Kombëtarja e Italisë do të emërojë trajnerin e ri më 20 maj dhe favorit është trajneri i përkohshëm, Luigi Di Biagio. 

Azzurët janë ende pa trajner të përhershëm pasi shkarkuan Giampiero Venturan pas humbjes në “Play-off”-in e Kupës së Botës 2018 me Suedinë në muajin nëntor.

Di Biagio është duke trajnuar përkohësisht ekipin kombëtar, por Costcurta ka bërë me dije që Italia do ta emëroj trajnerin e ri më 20 maj dhe pikërisht ‘Gigi’ është favorit për këtë pozitë.

Lexo po ashtu Costacurta: Trajneri i Italisë mes Contes, Mancinit dhe Di Biagios

“Ne do t’ju tregojmë emrin e trajnerit të ri më 20 maj” deklaroi Nën-Komisioneri i FIGC-së, Costacurta në një konferencë për shtyp.

Di Biagio, Costacurta, Oriali në një konferencë shtypi (Getty Images)

“Nëse kemi mundësinë për të marrë dikë më mirë se Di Biagio, dhe unë nuk mendoj se ka shumë, atëherë ne do ta bëjmë”.

Opsionet besohet të jenë Antonio Conte, Carlo Ancelotti, Roberto Mancini ose Claudio Ranieri, por Di Biagio ka simpati të madhe tek krerët e Federatës.

Kandidatët e mundshëm për ta drejtuar Italinë

“Mendoj se është më e rëndësishme të mendojmë për lojtarët që kemi, sepse dyshoj se Jose Mourinho ose Pep Guardiola do të kishin bërë më mirë dje [ndaj Argjentinës në miqësore].

Lexo po ashtu Fabbricini konfirmon kandidatët për trajnerin e ri të Italisë

“Di Biagio është një trajner i cili është përmirësuar nga viti në vit duke u ngjitur në radhët e Federatës. Është shumë e mundshme që ai ose do të jetë trajneri i ri ose të hyjë në stafin e trajnerit të ri”.

“Gigi është shumë i talentuar, e kam shikuar nga afër dhe mund të konfirmoj se ata brenda Federatës e shohin situatën ashtu siç bëj unë”, përfundoi legjenda e Milanit dhe Italisë. /Telegrafi/

Exit mobile version