Telegrafi

Costacurta: E kemi kontaktuar Mancinin, por ende nuk ka marrëveshje

KAZAN, RUSSIA - NOVEMBER 05: Head coach of FC Zenit Roberto Mancini during the Russian Premier League match between FC Rubin Kazan and FC Zenit Saint Petersburg at Kazan Arena stadium on November 5, 2017 in Kazan, Russia. (Photo by Epsilon/Getty Images)

Nën-komisioneri i Federatës së Futbollit të Italisë, Alessandro Costacurta zbulon se Roberto Mancini është një nga trajnerët që i kanë kontaktuar, por se ende nuk ka marrëveshje.

Këtë javë u konfirmua se trajneri i Zenit St Petersburgut kishte rënë dakord në parim që të bëhej trajner i kombëtares italiane, i cili do të merrte drejtimin e ekipit pas përfundimit të kampionatit rus.

Alessandro Costacurta (Getty Images)

Megjithatë, Zenit duket se nuk janë të gatshëm ta largojnë strategun ndërsa buxheti për të dhe stafin e tij arrin pesë milionë euro, më pak se ai që fiton individualisht në Rusi.

“Ai është një nga ata që mund të fillojnë një erë të re në futbollin italian, por nuk është i vetmi”, u tha gazetarëve Costacurta.

“Ne kemi pesë ose gjashtë emra të trajnerëve të nivelit të lartë, të cilët mund të ndihmojnë ekipin kombëtar “.

“Mancini është një nga trajnerët që kemi kontaktuar, por ende nuk ka marrëveshje, ne respektojmë rregullat”.

Mancini është i lidhur me Zenitin deri në vitin 2020 dhe mund të lirohet para kohe sipas një klauzole për dhjetë milionë euro. /Telegrafi/