Telegrafi

Costa nuk pranon të stërvitet me Atletico Madridin, pritet largimi në verë

Diego Costa. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Rikthimi i Diego Costas te Atletico Madrid nuk do të zgjasë më shumë se një sezon e gjysmë.

Kjo pasi këtë verë sulmuesi spanjoll pritet të largohet sërish nga skuadra e drejtuar prej Diego Simeones.

Marrëdhëniet mes tij dhe klubit janë thyer, pasi Diego Costa ka shkuar në qendrën stërvitore, por nuk ka pranuar të stërvitet me shokët e skuadrës edhe pse nuk ka lëndim.

Diego Costa . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Mediat pranë klubit spanjoll raportojnë se shkak për këtë është vendimi i klubit për ta ndëshkuar lojtari me një gjobë të majme, pas pezullimit prej tetë ndeshjeve.

Atletico Madrid e kishte apeluar dënimin, por kur ai u konfirmua dhe nuk u zbrit, klubi ka vendosur ta dënojë, pasi dëmi i klubit në këtë rast është i madh.

Costa e Pique. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Costa erdhi te Atletico pas largimit nga Chelsea, ku nuk kishte marrëdhënie të mira me trajnerin e atëhershëm Antonio Conte. /Telegrafi/