Telegrafi

Costa: Nuk jam gjithmonë i lumtur te Bayerni

Anësori brazilian i Bayern Munichut, Douglas Costa ka zbuluar se ai nuk është gjithmonë i lumtur në klubin gjerman.

Një lojtar shumë i talentuar, Costa, i cili ka shënuar gjashtë gola dhe dhënë nëntë asistime në të gjitha garat këtë sezon, po has në vështirësi këtë sezon.

Nëse me ish-trajnerin Pep Guardiola luante rregullisht dhe si titullar i padiskutueshëm, kështu nuk po ndodh edhe këtë sezon, që kur Carlo Ancelotti u emërua si menaxher i skuadrës, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Costa mendon largimin prej Bayern Munichut

Kjo gjendje ka bërë që Costa të deklarohet rreth të ardhmes së tij, ku ka theksuar se nuk është gjithmonë i lumtur te bavarezët.

“Shpesh flas me Bayernin për gjendjen time, në qoftë se unë do të qëndrojë apo të largohem në një ekip ku mund të luajë më shumë”.

“Unë nuk jam gjithmonë i lumtur këtu”, ka thënë Costa për Bild.

Lexo po ashtu Costa mund t’i bashkohet gjigantit italian

Megjithatë, mbetet për t’u parë, nëse ai do të vazhdojë të jetë në Bayern sezonin e ardhshëm, pasi gjiganti italian, Juventusi thuhet të jenë shumë të interesuar në nënshkrimin e tij. /Telegrafi/