Diego Costa raportohet se nuk do të ftohet nga Spanja për Euro 2016.
Sulmuesi i Chelseat pësoi një lëndim së fundmi dhe, sipas “AS”, 27-vjeçari është në dyshim nëse do të jetë gati për startin në Euro 2016.
Sipas raportimit, nëse Costa mungon ai do të zëvendësohet nga sulmuesi i Atletico Madridit, Fernando Torres.
Costa ka shënuar 1 herë në dhjetë ndeshjet për kombëtaren.