Anësori i Juventusit, Douglas Costa, ka thënë se kur ishte pjesë e Gremios ishin të detyruar që ta lëshonin ndeshjen me Flamengon, pasi do të mund të kishin vdekur.
Kjo kishte ndodhur në vitin 2009 kur ai luante te Gremio.
“Luanim kundër Flamengos në ‘Maracana’ dhe vendasit ishin në garë për të fituar titullin, bashkë me Internacionalin”.
“Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, ndonëse ne luanim me rezervat”.
“Në pushim të ndeshjes, na erdhi urdhri që të humbnim, pasi me barazim, kampion shpallet Internacionali”.
“Stadiumi ishte i mbushur plot e përplot dhe nëse nuk do kishim humbur, do të na kishin vrarë”, ka thënë anësori.
Costa ka bërë karrierë te Shakhtar, Bayern Munich dhe aktualisht është te Juventusi si huazim nga bavarezët. /Telegrafi/