Douglas Costa mund ta mbyllë aventurën e tij te Bayerni më shpejtë se që ka menduar.
Anësori brazilian ka shkëlqyer në stinorin e tij të parë në Bundesligë me fanellën e Bayernit dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave evropiane.
Kështu sipas medieve gjermane, trajneri i Bayernit, Pep Guardiola e dëshiron Costan te Manchester City vitin e ardhshëm.
Edhe pse vështirë të besohet se Bayerni do të heqë dorë nga ylli i saj i ri, City është duke planifikuar të bëjë ofertë për të.
City është duke bërë gati një ofertë prej 45 milionë euro për ta transferuar brazilianin në ‘Etihad Stadium’. /Telegrafi/