Telegrafi

Coronavirusi shtynë ndeshjet në Superligën e Kinës – frikë e madhe që yjet e këtij kampionati të largohen drejt Evropës

Federata Kineze e Futbollit ka vendosur të shtyjë të gjitha ndeshjet e planifikuara për muajin shkurt për shkak të epidemisë që shpërtheu në këtë vend.

Alarmi i epidemisë mund të ndryshojë skenarët e afatit kalimtar: duke nisur nga Javier Pastore që nuk e ka pranuar transferimin e tij në Kinë nga frika e epidemisë.

Shumë yje të tjerë që luajnë në këtë kampionat po fillojnë të mendojnë seriozisht largimin.

Ndër marrëveshjet pothuajse të kryera, por që nuk është bërë ende zyrtare, është edhe transferimi i Blerim Xhemaili në Shenzhen te Roberto Donadoni.

Blerim Xhemaili . (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

Shqiptari pritej të kalonte për një pagë milionëshe në Kinë, por duket se marrëveshja nuk do të mbyllet.

Nga Oscar te Pellè e Hulk, yjet që mund të largohen

Jo vetëm lojtarët që dëshironin të kalonin në Kinë, por edhe ata që janë aktualisht aty mendojnë të largohen, duke përfituar nga transferimet e mundshme në dy ditët e fundit të afatit kalimtar.

Ai që po bën presion më shumë është Stephan El Shaarawy.

Hulk te Shanghai SIPG (Foto: Matt Roberts/Getty Images)

Oscar, Hulk, Marko Arnautovic, Graciano Pellè, Alex Teixeria, Talisca, Maroaune Fellaini, Paulinho, Marek Hamsik e Ferreira Carrasco, janë disa nga yjet që mund t’i lënë milionat e kinezëve për të ikur shkaku i frikës së virusit.

Lojtarët e huaj që luajnë në Kinë

 

 /Telegrafi/