Site icon Telegrafi

Coronavirusi, shkon në 100 mijë numri i viktimave në Indi

Numri i viktimave nga coronavirusi në Indi u rrit në 100 mijë, bazuar në të dhënat e Worldometer.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, India për nga bilanci i të vdekurve radhitet e treta botërisht, gjerësisht pas SHBA-së dhe Brazilit. Ndërkohë, me 6.4 milionë të infektuar ajo qëndron e dyta në glob.

Vendi raportoi brenda 24 orëve të fundit rreth 79 mijë raste të reja nga COVID-19.

SHBA-ja e cila kryeson në listë ka regjistruar deri më tani 7.5 milionë të prekur dhe 213 mijë viktima, pasuar me Brazilin i cili ka 4.8 milionë të infektuar dhe 143 mijë të vdekur.

Ekspertët britanikë nga Shoqëria Mbretërore deklarojnë se vaksina e cila pritet të prodhohet deri në pranverën e vitit të ardhshëm, nuk do të mund t’ua rikthej jetën e qytetarëve në normalitet.

Për momentin, vaksinat eksperimentale kundër coronavirusit janë në fazën përfundimtare të testimit, për të filluar më pas edhe prodhimin në shumicë. /Telegrafi/

Exit mobile version