Paris Saint Germain do të jetë nikoqir i Borussia Dortmundit në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Parisienët do të mirëpresin skuadrën gjermane të mërkurën më 11 mars, por që kjo ndeshje do të luhet pa tifozë.
Ka qenë policia franceze që ka ndaluar prezencën e tifozëve në këtë sfidë, vendim që është respektuar nga PSG, shkaku i përhapjes së coronavirusit në Francë.
? #PSGBVB
Le Paris Saint-Germain prend acte de la décision de la Préfecture de police de faire jouer le match du mercredi 11 mars 2020 opposant le Paris Saint-Germain au @BVB à huis clos. ?️https://t.co/iDqGCLuwST
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) March 9, 2020
Klubi ka njoftuar se do të respektojë vendimin e Policisë së Francës dhe se do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Dortmundit pa prezencën e tifozëve.
Klubi kryeqytetas ka njoftuar tifozët që kanë blerë bileta për këtë takim se së shpejti do të dalin me një njoftim të radhës për t’i njoftuar ata për proceduarat se si ti rikthehen paratë e shpenzuara.
Tani PSG do ta ketë edhe më të vështirë përmbysjen ndaj Dortmundit pa ndihmën e tifozëve në Parc de Princes.
Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në Westfalen stadium përfundoi 2-1 në të mirë të klubit gjerman. /Telegrafi/