Serie A është duke planifikuar që të rikthehet në fund të muajit maj, pasi ishte ndërprerë në muajin mars shkaku i coronavirusit.
Pandemia botërore ka prekur në masë të madhe Italianë, duke lënë pas vetës mijëra të vdekur dhe shumë të infektuar.
Federat e Futbollit të Italisë dëshiron që ky sezon të vazhdojë, mirëpo është Drejtori i sëmundjeve infektive Giovanni Rezza që ka thënë se ky sezon duhet të përjashtohet.
“Unë jam tifoz i Romës dhe them se ky sezon është më mirë të përfundoj tani”, ka thënë ai me një buzëqeshe të lehtë në fytyrën e tij.
“Politikanët do kenë fjalën e fundit, por futbolli është një sport që ka kontakte dhe është e rrezikshme”.
“Ne jemi duke shikuar nga muaji maj. Kam dëgjuar se do të ketë kontrolle strikte ndaj lojtarëve, por kjo nuk e ndalon virusin. Lejoni shkencëtarët të bëjnë punën e tyre dhe mos të krijojmë tollovi në shtetin tonë”, ka shtuar më tej Rezza.
Klubet nga Serie A tashmë kanë ulur pagat e lojtarëve, derisa disa prej tyre kanë filluar edhe stërvitjet. /Telegrafi/