Telegrafi

Coronavirusi, Koreja e Veriut paralajmëron banorët për ‘pluhurin e verdhë’ që vjen nga Kina

Koreja e Veriut ka paralajmëruar qytetarët e saj të qëndrojnë brenda për shkak të frikës që “pluhuri i verdhë” nga Kina mund ta transmetojë coronavirusin tek popullata e tyre.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, rrugët e kryeqytetit Pyongyang thuhet se ishin zbrazur të enjten pas këtij paralajmërimi.

Koreja e Veriut pretendon se vendi nuk po përballet me pandeminë e coronavirusit, mirëpo ka qenë në gatishmëri të lartë që nga muaji janar me mbyllje të rreptë të kufijve dhe kufizime të lëvizjes.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ka ndonjë “lidhje” mes reve të stuhisë sezonale me COVID-19. Sidoqoftë Koreja e Veriut nuk është i vetmi vend që sugjeroi një bashkëveprim të tillë. /Telegrafi/