Bundesliga dhe Bundesliga 2 ishin shumë afër që të rikthehen në futboll, mirëpo tani coronavirusi mund t’u prish planet.
Federata e Futbollit të Gjermanisë ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm që të rikthehen të luajnë futboll, mirëpo që duhet testuar lojtarët.
Atë gjë edhe e bënë, mirëpo që tani kanë marrë lajmin e hidhur nga lojtarë.
Sipas asaj që raporton Bild, janë identifikuar dhjetë raste pozitive, të cilët tashmë janë në karantinë. Javën e ardhshme është parashikuar një tjetër analizë.
Testet që kryen në klube, janë parashikuar për të parandaluar nëse do të jetë e mundur, që persona të infektuar më parë të marrin pjesë në stërvitje.
Synimi i përgjithshëm është të krijohet masa paraprake në bazë të të dhënave të detajuara të largësisë, higjienës dhe të shqyrtimit të përgjithshëm.
Bundelsiga dëshiron t’i testojë edhe familjarët e lojtarëve, në mënyrë që të shmangin infektimin e lojtarëve.
Ditë më parë u bë e ditur se tre anëtarë të Kolnit janë infektuar me coronavirus, e që tani nga aty mund të rritet numri i lojtarëve të prekur. /Telegrafi/