Lucas Hernandez ka thënë se do të jetë e pamundur që të mbyllet ky sezon i Ligës së Kampionëve.
UEFA e ka suspenduar për kohë të pacaktuar garën më të madhe në Evropë për klube në muajin mars shkaku i coronavirusit.
Presidenti Aleksander Ceferin ka thënë në javën e kaluar se ata janë duke e shikuar mundësinë që garat evropiane të mbyllin mbrapa dyerve të mbyllura, që do të zhvilloheshin në muajin gusht.
Por, mbrojtësi i Bayern Munichut ka thënë se një gjë e tillë është e pamundur, pasi ka shuam ndeshje në liga dhe gjërat do të komplikoheshin për lojtarët.
“Duhet të jemi realist. Dotë jetë e vështirë për të mbyllur sezonin e Ligës së Kampionëve dhe ligën”, ka thënë ai për L’Equipe.
“Liga e Kampionëve zhvillohet në të gjitha vendet e prekura me coronavirus. Do të jetë e vështirë për t’i mbajtur të gjithë të mbyllur. Duhet të takohemi me persona, në Itali, Spanjë, Angli apo Francë”.
“Do të jetë e vështirë të përfundojmë Ligën e Kampionëve në këtë situatë, veçanërisht nëse vazhdohen edhe ligat”, ka shtuar më tej Hernandez.
Bayerni po i mbanë lojtarët të distancuar nga njëri-tjetri dhe u ka kërkuar që të bëjnë pa ndërprerë stërvitje. /Telegrafi/