Site icon Telegrafi

Coronavirus: Newcastle bëhet klubi i parë nga Liga Premier që përjashton stafin

Newcastle United është bërë klubi i parë nga Liga Premier që përjashton stafin e klubit shkaku i krizës nga coronavirusi.

Stafi nga pjesë të ndryshme të klubit janë liruar na pronari i klubit Mike Ashley, pasi kriza ekonomike shkaku i pandemisë botërore ka filluar të ndjehet aty.

Drejtori menaxhues Lee Charnley ka konfirmuar se ata ishin të detyruar të merrnin këtë vendim, mirëpo kjo nuk do të ndikojë te stafi i trajnerit dhe lojtarët.

Ky vendim vije pak ditë pas kërkim faljes së pronarit Ashley që kishte hapur dyqanet e klubit në këtë kohë të vështirë.

Liga Premier pritej të kthehej më 3 prill, mirëpo është rishtyrë vendimi dhe tani nuk dihet se kur mund të rikthehen klubet në aksion.

Nëse vazhdon kjo situatë e jashtëzakonshme, atëherë edhe klube të tjera janë të detyruara të marrin këtë veprim. /Telegrafi/

Exit mobile version