Napoli ka konfirmuar se do t’u rikthehet stërvitjeve edhe pse Italia ka ende numrin e lartë të prekjeve e vdekjeve nga coronavirusi.
Skuadra e Gennaro Gattusos ishte në vetëizolim, duke u anuluar të gjitha seancat stërvitore dhe aktivitetet e tjera brenda klubit, derisa Serie A u suspendua deri më 4 prill.
Sidoqoftë, klubi ka njoftuar se ata po rikthehen në stërvitje për të vazhduar në ndeshjet në Serie A dhe për përballjen e dytë kundër Barcelonës në garën më të madhe në Evropë për klube.
Në këtë pikë, asnjë njoftim nuk ka dalë nga Federata e Italisë apo UEFA nëse do të zhvillohen ndeshjet në prill.
Për këtë vendim, Napoli është duke u kritikuar nga të gjithë, pasi Italia e ka kaluar edhe Kinën me rastin e vdekjeve nga virusi.
Por, këtij vendimi mund t’i bashkohet edhe Lazio që ka në plan t’i thërret të gjithë lojtarët për të rifilluar stërvitjet. /Telegrafi/
📌 Mercoledì 25 marzo la ripresa degli allenamenti
👉 https://t.co/sTO4hOWNlU💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/xemmaDla9a
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) March 20, 2020