Site icon Telegrafi

Coronavirus: Klubet nga Liga Premier planifikojnë t’i lirojnë disa lojtarë

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Një numër i madh i klubeve nga Liga Premier po planifikojnë t’i lirojnë disa lojtarë nga kontrata shkaku i coronavirusit që është përhapur nëpër botë.

Pandemia botërore jo vetëm që ka ndaluar çdo aktivitet sportiv, tani po ndikon edhe në financat e klubeve në ligat e ndryshme evropiane.

Sion njofto dje se ka liruar nëntë lojtarë shkaku i krizës financiare që pritet ta përfshijë klubin, andaj nuk duan të rrezikojnë më shumë.

Lexo po ashtu Coronavirusi mund t'i 'ndihmojë' klubet nga Liga Premier që të transferojnë talentë me çmim të lirë

Një hap të tillë pritet të ndjekin edhe klubet nga liga angleze, që po përballen me humbje financiare qysh nga tani shkaku i ndërprerjes së ndeshjeve.

Lexo po ashtu Përveç Lenjanit dhe Kasamit, Sioni ka larguar edhe Alex Song dhe Djourou shkaku i krizës së coronavirusit

SunSport raport se klubet nuk janë duke përfituar të ardhura më nga të drejtat televizive dhe nga pjesë të tjera të marketingut.

Nga kjo gjë, ata janë të detyruar të largojnë një pjesë të lojtarëve, e që aty do të jenë edhe një pjesë e stafit të klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version