Mesfushori i Valencias, Francis Coquelin, ka thënë se udhëtojnë në qytetin e Mançesterit për të fituar ndaj Manchester Unitedit.
Francezi e kupton faktin që nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por beson te kualitet e skuadrës së tij.
“Ne po udhëtojmë në Mançester me më shumë besim pas fitores në Anoeta dhe me qëllim për të fituar”, ka thënë Coquelin për VCF Media.
“Po shkojmë atje me qëllim për të fituar ndeshjen, por Manchester Unitedi ka shumë lojtarë kualitativ. Do të jetë e vështirë”.
“Liga e Kampionëve është një garë atraktive, po luajmë ndaj skuadrave të mëdha dhe përballja me Manchester Unitedin, është një ndeshje që shumë lojtarë do donin ta luanin”, shtoi ai.
Vlen të theksohet se Valencia ndeshjen e parë e humbi ndaj Juventusit me rezultat 0-2.
Në Grupin H është edhe skuadra zvicerane, Young Boys. /Telegrafi/