Ekipi danez Copenhagen Flames dhe ekipi rus Players tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen e tyre në turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022 që do të mbahet në Belgjikë.
CopenHagen Flames mposhtën ekipin suedez NiP me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa për të përfunduar fazën kualifikuese me rekord 3-0 të ndeshjeve (tri fitore, asnjë humbje).
Lojtari më i vlefshëm i ndeshjes Copenhagen Flames kundër NiP u shpall Nico ‘nicoodoz’ Tamjidi me vlerësimin nga HLTV 1.47.
https://www.youtube.com/watch?v=sw4mkYTIJFM
Ndërsa Players mposhtën ekipin Astralis me rezultat më të ngushtë 2:1 me mapa, për të përfunduar fazën kualifikuese me rekord 3-0 të ndeshjeve (tri fitore, asnjë humbje), dhe duke ju bashkuar Copenhagen Flames në listën e ekipeve pjesëmarrëse në PGL Antwerp Major 2022.
Lojtari me i vlefshëm ne këtë ndeshje u shpall Sergey ‘Ax1Le’ Rykhtorov me vlerësimin nga HLTV 1.39.
Më poshtë i gjeni formacionet e dy ekipeve të kualifikuara:
Gambit
Sergey “Ax1Le” Rykhtorov
Abay “HObbit” Khasenov
Timofey “interz” Yakushin
Vladislav “nafany” Gorshkov
Dmitry “sh1ro” Sokolov
Copenhagen Flames
Nico “nicoodoz” Tamjidi
Jakob “jabbi” Nygaard
Rasmus “Zyphon” Nordfoss
Fredrik “roeJ” Jørgensen
Rasmus “HooXi” Nielsen
/Telegrafi/